ENglish
Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike

Kërko faqen
Posta Elektronike
photoframe Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike i asiston Qeverisë Shqiptare në trajtimin e problemeve të ndryshimeve klimatike dhe në zbatimin e Konventes Kuader të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK) dhe Protokollit të saj të Kiotos. Objektivi kryesor i programit është të ndërtojë dhe të zhvillojë kapacitete njerëzore dhe institucionale në nivel kombëtar për zbatimin e KKKBNK-së dhe të Protokollit të Kiotos në Shqipëri.
 Ndryshimet Klimatike - Shqiperia drejt Konferences se Kopenhagenit

12 Nëntor 2009 - Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujerave dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara publikon sot dy raporteve kombëtare: "Komunikimin e dytë Kombëtar të Shqipërisë në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike" dhe "Dokumenti shqiptar i Politikave për Financimet për karbonin". Raportet paraqesin punën e një ekipi të ekspertëve për një periudhë tre vjeçare të përgatitjes së tyre.

Komunikimi i Dytë Kombëtar i Shqipërisë paraqet vlerësimin e dytë të situatës aktuale të Shqipërisë në lidhje me ndryshimin e klimës. Ai gjithashtu siguron informacion shkencor dhe prova si të dhëna të vlefshme për politikëbërësit në procesin e planifikimit të zhvillimit afatgjatë e sektorëve përkatës. Raporti tregon se emisioni i përgjithshëm i gazeve serrë në Shqipëri në vitin 2000 ishte 7.619,90 Gg. Sektori me kontribut kryesor është energjia (44,00%), i pasuar nga bujqësia (27,12%) dhe përdorimi i tokës dhe pyjeve (21,60%). Pjesa e përdorimit të tokës është zvogëluar dukshëm, ndërsa ajo e energjisë dhe mbeturinave janë në rritje. Midis nën-sektorëve të energjisë, transporti është sektori me rritje më të shpejtë.

Emisionet GS për frymë në Shqipëri ishin 2,47 tone eq CO2 për frymë, e cila është 4-5 herë më e ulët se mesatarja e vendeve të industrializuara. Kjo është për shkak të konsumit të ulët të energjisë në përgjithësi, më shumë se 90% e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet dhe energjia kryesisht konsumohet si energji elektrike. Dy skenarët e zhvillimit janë ndërtuar për sektorët e lartpërmendur: skenari bazë dhe ai i zvogëlimit të tyre. Skenari bazë konsideron zhvillimin e sektorëve, pa marrë parasysh efektet e ndryshimit të klimës. Skenari i zvogëlimit konsideron zbatimin e një sërë masash prioritare, me qëllim të arrihet një zvogëlim i shkarkimeve të GS 48% deri viti 2025.

Raporti i kushton një kapitull të vlerësimi të vulnerabilitetit dhe masave për adaptimi. Ai thekson se masat e përshtatjes janë të nevojshme së bashku me kuadrin legjislativ, rregullator dhe institucional me synim për të parandaluar efektet negative të ndryshimeve klimatike dhe të identifikojë metodat dhe teknologjitë e reja, si pjesë e veprimtarisë kërkimore.

Mr.Fatmir Mediu, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave tha se “Raporti tregon se më shumë se gjysma e publikut nuk është i vetëdijshëm për ndryshimin e klimës dhe rreziqet e saj. Si pasojë e saj, duhet të zbatohet një fushatë intensive të ndërgjegjësimit publik.”

Znj. Gulden Turkoz-Cosslett, Koordinatore Rezidente e OKB-së në Shqipëri tha se “Dokumenti i Politikave për financimet për karbonin përshkruan një rrugë strategjike për një pjesëmarrje të qëndrueshme dhe të rëndësishme të Shqipërisë në sektorin e financës së karbonit dhe tregjeve të karbonit.

Dokumenti i Politikave përshkruan një numër të mjeteve dhe ndërhyrjeve politike me qëllim futjen e Shqipërisë në kuadrin e aktorëve aktivë në treg në kohën e tanishme.

Shqipëria është shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike. Edhe pse është një emetues i ulët, emisionet kombëtare të GS janë parashikuar të rriten në mënyrë të konsiderueshme në vitet e ardhshme. Potenciali i reduktimit të emisionit të gazeve serë në Shqipëri është e lidhur sidomos me sektorët e energjisë dhe pyjeve/e bujqësisë. Dokumenti i Politikave i propozon të jetë Shqipëria një pjesëmarrëse aktive në tregjet e karbonit, duke përfituar nga kushtet specifike të regjimeve ekzistuese dhe të ardhshme te financimeve të karbonit.

Shqipëria do të jetë në gjendje të pozicionohet si një lojtar i rëndësishëm në sektorin e financimeve të karbonit dhe tregjet e karbonit në 5-10 vitet e ardhshme duke siguruar që një program i qëndrueshëm social dhe ekonomik mjedisit të zbatohet në vend.

Dy raporte janë hartuar në kuadër të programit UNDP-Ndryshimet Klimatike në Shqipëri, mbështetur nga Agjencia e Mjedisit Global dhe Agjencia Austriake për Zhvillim dhe është zbatuar nga UNDP Shqipëri.
 


Donatoret e Projektit
Lajmet e fundit

Takim me donatorët dhe partnerët e tjerë

Zbatimi i masave përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike

Shqipëria prezanton “Komunikimi i Tretë Kombëtar i Shqipërisë me Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike” për të përmbushur detyrimet e saj si anëtare e Konventës për Ndryshimet Klimatike

Seminari rajonal për sistemet termike diellore sjell së bashku bizneset dhe ekspertët kryesor të vendeve të Mesdheut

  Arkiva e Lajmeve

Raporti i fundit

© Copyright - UNDP Albania, 2014 | Rreth faqes | Termat e perdorimit | Na kontaktoni