ENglish
Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike

Kërko faqen
Posta Elektronike
photoframe Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike i asiston Qeverisë Shqiptare në trajtimin e problemeve të ndryshimeve klimatike dhe në zbatimin e Konventes Kuader të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK) dhe Protokollit të saj të Kiotos. Objektivi kryesor i programit është të ndërtojë dhe të zhvillojë kapacitete njerëzore dhe institucionale në nivel kombëtar për zbatimin e KKKBNK-së dhe të Protokollit të Kiotos në Shqipëri.
 Dita e Veprimit ndaj Ndryshimeve Klimatike

Tiranë, 10 Tetor 2012 – Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në bashkëpunim me Programin e Ndryshimeve Klimatike të PNUD-it dhe Këshillin e Qarkut Lezhë organizuan eventin me rastin e “Ditës së Veprimit ndaj Ndryshimeve Klimatike” duke ndjekur traditën e këtij eventi i cili është shpallur vitin e kaluar. Aplikimi i masës përshtatëse/restauruese në zonën e deltave të lumenjve Drin e Mat (DLDM) e cila konsiston në restaurimin e dunave përmes mbjelljes së barit - Amophila arenaria” u demonstrua.

Në event morën pjesë përfaqësues të qeverisjes lokale, anëtarë të komunitetit, organizata ndërkombëtare,shoqëria civile dhe mediat.


Ndikimet e ndryshimeve klimatike që përfshijnë ngjarjet ekstreme në ekosistemet bregdetare kanë filluar së fundmi të bëhen të dukshme në Shqipëri. Rritja e numrit të përmbytjeve, thatësirave, stuhitë detare dhe erozioni bregdetar kanë shkaktuar dëmtime në ekosistemet dhe aktivitetet e jetesës lokale. Veçanërisht në 20 vitet e fundit, si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe ndikimeve njerëzore, Zonat e Mbrojtura të lagunave të Kune – Vainit dhe Patokut janë nën një influencë në rritje të proceseve dinamike gjeomorfologjike në favor të erozionit të lartë dhe për pasojë të një degradimi ekstrem të sistemit të dunave dhe habitateve të tjera. Sistemi i dunave pothuajse në të gjithë zonën bregdetare të DLDM është e shkatërruar; në shumë segmente nuk ekzistojnë ose ka një vegjetacion të dominuar nga bimë pushtuese. Situata e krijuar bën të nevojshme kryerjen e aktiviteteve përshtatëse/restauruese për të rritur aftësinë rigjeneruese të ekosistemeve dhe jetesës ndaj ndryshimeve klimatike.

Znj.Yesim Oruc, drejtore e zyrës qendrore të PNUD-it në Shqipëri, e cila mori pjesë në këtë event, midis të tjerave theksoi nevojën për realizimin e masës restauruese të identifikuar për mbjelljen e dunave në zonën pilote të përzgjedhur në Vain; nevojën imediate për të marrë në konsideratë impaktin e ndryshimeve klimatike në të gjitha strategjitë dhe planet e zhvillimit të zonës dhe jo vetëm; nevojën për bashkëpunim në të gjitha nivelet e vendim-marrësve dhe aktoreve te tjerë te interesuar për te zbatuar me tej planin e adaptimit ne zonën midis lumenjve Drini-Mati dhe për te siguruar transferimin e rezultateve te këtij projekti edhe ne zona te tjera ne Shqipëri te identifikuara si vulnerabël ndaj ndryshimeve klimatike. PNUD do te vazhdoje te mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përballuar më mirë ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe do të shikojë mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me të gjithë aktorët në të gjitha nivelet e qeverisjes si qendrore ashtu dhe lokale.


Z.Taulant Bino, Zëv. Minister i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, i cili mori pjesë në këtë event, midis të tjerave theksoi: “Tashmë jemi përpara një sfide dhe duhet të intensifikojmë punën e përbashkët të gjithë aktorëve në nivel qendror dhe vendor për të (i) konsideruar integrimin e masave për adaptim në planin e menaxhimit edhe në zonën e mbrojtur të Patokut, në vijim të asaj të Kune-Vain-Tale; (ii) realizimin e monitorimit të integruar të ekosistemeve si pjesë e programit kombëtar të monitorimit dhe paralajmërimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme; (iii) shtrirjen e rezultateve të këtij projekti në pjesët e tjera të bregdetit me problematikë të ngjashme dhe miratimin dhe/ose zbatimin e rekomandimeve të dokumentit politik që po harton projekti për integrimin e problemeve që lidhen me adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike në planet e zhvillimit rajonal apo edhe kombëtar”


Z. Pashk Gjoni, Kryetari i Keshillit të Qarkut Lezhë, i cili mori pjesë në këtë event, midis të tjerave theksoi: “Jemi duke filluar celebrimin e Ditës së Veprimit ndaj Ndryshimeve Klimatike me zbatimin e masës së parë për përshtatje të identifikuar për zonën bregdetare Vain – mbjellja e dunave në zonat e dëmtuara. Le të jetë ky shembulli i parë i cili do të na bindë akoma më shumë se për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike mund të bëhet shumë duke ripërtërirë ekosistemet natyrore. Unë jam i sigurt se ky shembull do të ndiqet nga projekte të tjera, konceptuar nga projekti i PNUD-it dhe që do të paraqiten në tryezën e donatorëve e cila do të organizohet së shpejti. Unë ju siguroj të gjithëve se 10 Tetori do të jetë gjithmonë një ditë festive për Këshillin e Qarkut Lezhë, ku ne do të shohim mbrapa dhe do të bëjmë bilancin e veprimeve tona të përbashkëta për të zbutur ndryshimet klimatike”.


‘Mbjellja e dunave’ përfaqëson një mjet të përshtatjes që bazohet tek ekosistemet për të rivendosur diversitetin natyror të bimëve dhe kafshëve të dunave. Kjo do të përdoret si një shembull për tu replikuar në pjesë të tjera të bregdetit për të ndihmuar restaurimin, sipas rastit, të disa proceseve natyrore që mbështesin ekosistemet e dunave.


Janë lokalizuar dy vende të mundshme për restaurimin e dunës nëpërmjet aktivitetit kryesor mbjelljes së tyre me bimën e Ammophila arenaria (bari i plazheve). Zona e parë lokalizohet në veri të Grykës së Matkeqes, në zonën e mbrojtur të Vainit (DLDM) që përfaqësohet nga duna pothuajse të rrafshuara që nga ana e detit kufizohen me zonën e plazhit e para-plazhit. Zona e dytë lokalizohet në jug të Grykës së Matkeqes, përfaqësohet nga zonë ranore ku përfshihet para-plazhi e plazhi e ajo e dunave në një gjatësi paralele me vijën bregdetare prej 700m potenciale për stabilizim.


Gjatë eventit një ekspozitë me piktura të bëra nga nxënësit e shkollave publike të Qarkut të Lezhës do të prezantohet më temë “Ndryshimet Klimatike dhe Sfidat e Përshtatjes”.


Eventi u organizua nga projekti “Identifikimi dhe zbatimi i masave përshtatëse në deltat e lumenjve Drin e Mat” i cili zbatohet nga Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike. Objektivi i përgjithshëm i zhvillimit të këtij projekti është të ndihmojë Shqipërinë në krijimin e një mekanizmi, nëpërmjet të cilit të shtohen, përmirësohen e zbatohen ato strategji që zbusin, përshtaten apo që përfitojnë nga pasojat e ndryshimeve të klimës. Objektivi specifik i projektit është rritja e aftësisë ripërtëritëse të ekosistemeve në Zonat e Mbrojtura të Kune – Vainit dhe Patokut, të cilat mbartin vlera të rëndësishme të biodiversitetit në shkallë globale, përmes identifikimit dhe zbatimit të masave përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike.


 


Donatoret e Projektit
Lajmet e fundit

Takim me donatorët dhe partnerët e tjerë

Zbatimi i masave përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike

Shqipëria prezanton “Komunikimi i Tretë Kombëtar i Shqipërisë me Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike” për të përmbushur detyrimet e saj si anëtare e Konventës për Ndryshimet Klimatike

Seminari rajonal për sistemet termike diellore sjell së bashku bizneset dhe ekspertët kryesor të vendeve të Mesdheut

  Arkiva e Lajmeve

Raporti i fundit

© Copyright - UNDP Albania, 2014 | Rreth faqes | Termat e perdorimit | Na kontaktoni