ENglish
Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike

Kërko faqen
Posta Elektronike
photoframe Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike i asiston Qeverisë Shqiptare në trajtimin e problemeve të ndryshimeve klimatike dhe në zbatimin e Konventes Kuader të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK) dhe Protokollit të saj të Kiotos. Objektivi kryesor i programit është të ndërtojë dhe të zhvillojë kapacitete njerëzore dhe institucionale në nivel kombëtar për zbatimin e KKKBNK-së dhe të Protokollit të Kiotos në Shqipëri.
 Instalohen sistemet termike diellore për ngrohjen e ujit dhe ndriçim në Theth si një model i qëndrueshëm për zbutjen e varfërisë

Tiranë, 20 Korrik 2012 – Për të promovuar teknologjinë e sistemeve diellore, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me mbështetjen e Programit të PNUD -it për Ndryshimet Klimatike, Programi i Grandeve të Vogla i Fondit Global për Mjedisin (GEF/SGP) në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ) dhe Bankën ProCredit inaguruan sot instalimin e sistemeve termike diellore për ngrohjen e ujit dhe ndriçim në fshatin e largët të Thethit, si një model të qëndrueshëm për zbutjen e varfërisë në komunitetet me të ardhura të vogla në pjesën veriore të Shqipërisë.

GIZ dhe GEF/SGP kanë bërë për disa vite investime në këtë zonë për ta kthyer atë në një destinacion turistik malor duke promovuar turizmin përmes haneve të Thethit. Në vitin 2011, funksiononin 23 hane dhe numri i turistëve kishte arritur në 12,000, në krahasim me 300 në vitin 2006. Të ardhurat e përftuara nga banorët arritën deri në 200,000 Euro të cilat llogariten në 7-8 herë më të larta se skema e ndihmës sociale.

Në vitin 2012 GEF/SGP dhe Projekti i GEF/PNUD-it për Panelet Diellore për Ujë të Ngrohtë ka mundësuar instalimin e sistemeve termike diellore për ngrohjen e ujit dhe përdorimeve të tjera shtëpiake në 11 hane në Theth.

11 hane dhe qendra shëndetësore janë të pajisura me sisteme fotovoltaike të cilat sigurojnë furnizimin me energji elektrike për ndriçim. Përfituesit kanë bashkë-financuar koston e instalimit. Këto ndërhyrje kanë si qëllim përmirësimin e jetës së banorëve të Thethit duke fuqizuar ekonominë lokale përmes krijimit të eko-turizmit të qëndrueshëm.

Përmes këtij aktiviteti në Theth janë stimuluar shembuj konkretë jetësor të \"ekonomisë së gjelbër\" që demonstrojnë në terma reale sesi qasjet miqësore me mjedisin mund të sjellin rritje ekonomike, zhvillim, vende pune dhe të zvogëlojnë pabarazinë.

Parku kombëtar i Thethit, një nga zonat pyjore më të mëdha të Shqipërisë, ofron mbrojtjen e një game të gjerë kafshësh të rrezikuara si ariu apo rrëqebulli. Rrethuar nga malet e larta dhe qafat mahnitëse të Alpeve të Shqipërisë me përrenjtë dhe ujërat e pastër si kristal, me ajrin e pastër dhe aromatik nga bimësia e bollshme medicinale, të shoqëruara nga mikpritja e jashtëzakonshme e banorëve, lugina e Thethit është destinacion i përsosur turistik. Përveç bukurive natyrore, zona ka mungesë të energjisë elektrike pasi stacioni energjitik lokal nuk është në funksionim dhe fshati nuk është i lidhur me rrjetin elektrik. Nga ana tjetër largësia e kësaj zone, distanca e madhe nga tregjet dhe mungesa e një toke bujqësore të përshtatshme ka sjellë që përveç turizmit lokal të këtë shumë pak veprimtari fitimprurëse.

Si pjesë e aktiviteteve ndërgjegjësuese të vazhdueshme, në kuadër të zbatimit të projektit të Paneleve Diellore për Ujë të Ngrohte, një grup gazetaresh kombëtare të mediave të shkruara dhe vizive, të cilët janë trajnuar nga PNUD-i në problemet mjedisore morrën pjesë gjithashtu në këtë inagurim. Nga ana tjetër, Banka ProCredit, si një nga pionierët e financimit të produkteve të eficencës së energjisë në tregun shqiptar dhe një nga institucionet financiare që bashkëpunon ngushtë me projektin e Paneleve Diellore për Ujë të Ngrohtë e mbështet financiarisht organizimin e këtij eventi.

 


Donatoret e Projektit
Lajmet e fundit

Takim me donatorët dhe partnerët e tjerë

Zbatimi i masave përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike

Shqipëria prezanton “Komunikimi i Tretë Kombëtar i Shqipërisë me Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike” për të përmbushur detyrimet e saj si anëtare e Konventës për Ndryshimet Klimatike

Seminari rajonal për sistemet termike diellore sjell së bashku bizneset dhe ekspertët kryesor të vendeve të Mesdheut

  Arkiva e Lajmeve

Raporti i fundit

© Copyright - UNDP Albania, 2014 | Rreth faqes | Termat e perdorimit | Na kontaktoni