ENglish
Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike

Kërko faqen
Posta Elektronike
photoframe Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike i asiston Qeverisë Shqiptare në trajtimin e problemeve të ndryshimeve klimatike dhe në zbatimin e Konventes Kuader të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK) dhe Protokollit të saj të Kiotos. Objektivi kryesor i programit është të ndërtojë dhe të zhvillojë kapacitete njerëzore dhe institucionale në nivel kombëtar për zbatimin e KKKBNK-së dhe të Protokollit të Kiotos në Shqipëri.
 Tavolinë e Rrumbullakët lidhur me Propozimet Ligjore/Amendimet e rekomanduara për promovimin e energjisë diellore dhe Planin Kombëtar për Energjitë e Rinovueshme

Tiranë, 10 Maj 2012 – Sot në Tiranë u organizua tavolina e rrumbullakët ku u prezantua draft plani kombëtar për energjitë e rinovueshme për Shqipërinë dhe u diskutua kuadri ligjor për promovimin e sistemeve termike diellore për ujin e ngrohtë. Ky event i organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës në bashkëpunim me Programin e PNUD-it për Ndryshimet Klimatike mblodhi së bashku ekspertë të energjisë dhe mjedisit, përfaqësues nga ministritë e linjës dhe autoriteteve lokale, donatorët, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare dhe nga organizatat e shoqërisë civile.

Gjithashtu në këtë takim pjesëmarrësit diskutuan lidhur me ligjin e burimeve të rinovueshme të energjisë (BRE) (draft), kuadrin ligjor nga pikëpamja energjetike dhe e ndërtesave në mbështetje të penetrimit të energjisë termike diellore, si dhe detyrimet që lindin nga ky ligj. Të gjitha këto dokumente janë përgatitur në përputhje me direktivën përkatëse të BE-së  si edhe ne linje me detyrimin që ka Shqipëria si pale e Komitetit të Energjisë.

Z. Majlind Lazimi, Drejtor Kabineti në Ministrinë Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ndër të tjerash theksoi: “Shqipëria ka ndërmarrë hapa të mirë për përfshirjen në politikën e saj për energjinë të kërkesave të Direktivave të BE-së për rregullat e përbashkëta për krijimin dhe zhvillimin e tregut të brendshëm të energjisë dhe nxitjen e prodhimit dhe të konsumit të energjisë nga burimet e rinovueshme. Është rritur ndjeshëm interesi për burimet e rinovueshme dhe kanë filluar të ndërtohen centrale të reja – para së gjithash, hidrocentralet e vogla si teknologjia që njihet më mirë dhe që është më e disponueshme, e ndjekur nga sistemet termike të paneleve diellore për përgatitjen e ujit të ngrohtë, ndërkohë që disa investitorë kanë filluar të kërkojnë gjithashtu autorizime për instalimin e turbinave të erës”.

Z. Freddy Austli, Drejtor a.i i zyrës së PNUD-it, i cili mori pjesë në këtë takim, ndër të tjerash theksoi: “Të pasurit e një potenciali të konsiderueshëm të burimeve energjetike të rinovueshme mund të shërbejë si orientues për investimet që zvogëlojnë emetimin e karbonit dhe ndotjen duke kontribuar në transformimin e ekonomisë në ekonomi të gjelbër. Ngrohja e ujit me panelet diellore është një nga teknologjitë më premtuese në Shqipëri për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike dhe karburanteve të cilat kontribuojnë ndjeshëm në zvogëlimin e emetimit të gazeve serrë. Përmes Iniciativës për forcimin dhe transformimin e tregut të ngrohjes së ujit me panele diellore, programi kombëtar i Shqipërisë ka qëllim të përshpejtojë zhvillimin e tregut të paneleve diellore për ngrohjen e ujit në Shqipëri duke nxitur zvogëlimin e emisionit të gazeve serrë në 146,000 ton CO2 në vit deri në vitin 2020”.

Zhvillimi i BRE-ve është i rëndësishëm, sepse e ndihmon vendin në plotësimin e dy prej objektivave të tij strategjikë: sigurinë e furnizimit me energji dhe qëndrueshmërinë. Shqipëria përbën një rast të veçantë, sepse prodhimi i energjisë elektrike në vend realizohet në pjesën më të madhe nga përdorimi i hidrocentraleve të mëdhenj dhe të mesëm. Po ashtu, rreth 10-13% e Totalit të Burimeve Primare të Energjisë (TPES) në vend - përfshirë importet - sigurohet nga biomasa, veçanërisht nga drutë e zjarrit. Megjithatë, fakti që vendi mbështetet në energjinë hidrike e bën atë vulnerabël ndaj ndryshimeve të kushteve hidrologjike, siç është vënë re gjatë periudhave të thatësirës në vitet e fundit, dhe kjo gjë ka zvogëluar ndjeshëm sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Gjithsesi, Nga ana tjetër, Shqipëria ka importe të konsiderueshme të energjisë, të cilat variojnë - në varësi të kushteve vjetore - midis 30 dhe 60% e TPES-së. Energjia e rinovueshme mund të jetë zgjidhja për zvogëlimin e kësaj varësie strategjike nga importet dhe për përmirësimin jo vetëm të sigurisë së furnizimit me energji, por edhe të sigurisë makroekonomike dhe politike të vendit duke ulur deficitin e buxhetit të vendit. Si përfundim, zhvillimi i projekteve për energjitë e rinovueshme tërheq investimet e huaja dhe ndihmon në krijimin e vendeve të reja të punës në Shqipëri.

Analiza e kryer për Shqipërinë, e reflektuar ne Planin Kombëtar për BRE-te, tregon se: objektivi maksimal final për BRE-të për Shqipërinë për vitin 2020 do të jetë 37,96%, i rrumbullakosur në 38%. Kjo përqindje do të ndahet si me poshtë:

  •  konsumi final bruto i energjisë nga burimet e rinovueshme për ngrohjen dhe ftohjen – 12%
  • konsumi final bruto i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme për energji elektrike – 23%
  • energjia finale nga burimet e rinovueshme, e konsumuar në transport – 3%.

Që nga shtatori 2011, janë organizuar katër tryeza të rrumbullakëta të kryesuara nga METE, me disa palë të interesuara, me qëllim prezantimin e objektivit të ri për BRE-të dhe Planit të Veprimit për BRE-të. Siç thuhet në projektligjin për BRE-të, objektivi për BRE-të "do të caktohet nga Këshilli i Ministrave dhe do të jetë i detyrueshëm; do të përmbushet çdo vit (duke filluar nga viti 2012) deri në vitin 2020; dhe do të jetë në pajtim me angazhimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë sipas Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK), Protokollit të Kiotos të KKKBNK-së si dhe Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Në projektligjin e ri për BRE-të është futur një kapitull i ri për nxitjen e sistemeve termike diellore për ujë të ngrohtë. Ky kapitull përcakton një numër masash dhe inicentivash, ku përfshihen (i) instalimi i detyrueshëm i sistemeve SWH në ndërtesa dhe përfshirja e një detyrimi të tillë në certifikimin e performancës energjitike së ndërtesave; (ii) kërkesat minimale teknike dhe të efiçencës për sistemet SWH; (iii) certifikimi i sistemeve SWH dhe i instaluesve nga një organizëm i akredituar; dhe (iv) përjashtimi nga detyrimet doganore dhe TVSH-ja i sistemeve SWH të importuara ose të montuara në vend.

Plani i Veprimit për Burimet e Rinovueshme te Energjisë (BRE-ve) për Shqipërinë është përgatitur ne kuadër te “Programit te Shqipërisë nen Nismën Globale për Transformimin e Tregut për Panele Diellore për Ujë te Ngrohte, një projekt, i cili po zbatohet aktualisht nga Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me PNUD-in përmes Fondit Global të Mjedisit. Projekti lehtëson instalimin e një niveli shtesë prej 75.000 m2 të kapacitetit të instaluar të sistemeve diellore deri në fund të jetëgjatësisë së tij dhe një rritje të qëndrueshme të tregut me një ritëm mesatar vjetor shitjesh prej 20,000 m2 pasi të ketë përfunduar projekti, për ta çuar në vitin 2020 në 520,000 m2 kapacitetin e instaluar të sistemeve diellore për ujë të ngrohtë. Gjithashtu projekti ka si qëllim të përshpejtojë një zhvillim të qëndrueshëm të tregut të sistemeve diellore për ngrohjen e ujit në Shqipëri me produkte dhe shërbime cilësore. Sipas skenarit të zakonshëm të biznesit, 184,000 m2 të sistemeve diellore termike të reja do të instalohen në Shqipëri deri në vitin 2020, ndërsa sipas një skenari alternativ instalimet e reja të këtyre sistemeve priten të jenë 520,000 m2 deri në fund të vitit 2020. Reduktimi i shkarkimit të gazeve serrë i rezultuar nga ky skenar alternativ është vlerësuar të jetë 146,000 ton CO2 në vit deri në 2020, ose 800,000 ton CO2 e vlerësuar në mënyrë kumulative deri në fund të vitit 2020.

 

 

 

Prezantimet: 

 

Kuadri ligjor nga pikëpamja Energjitike dhe e Ndërtesave në mbështetje të penetrimit të Sistemeve Diellore Termike
 

 

Drafti i Targetave të RES-it dhe Draft Plani Kombëtar i RES-it në Shqipëri
 

 

 

Dokumentat e takimit:

 

RELACION I PROJEKT LIGJIT PER AMENDIMIN E LIGJIT Nr. 10112, datë 9.04.2009 “PËR ADMINISTRIMIN E BASHKËPRONËSISË NË NDËRTESAT E BANIMIT”
 

PROJEKT LIGJ MBI DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10112, DATË 9.4.2009 "PËR ADMINISTRIMIN E BASHKËPRONËSISË NË NDËRTESAT E BANIMIT"

 

RELACION I PROJEKT-VENDIMIT “Per instalimin e paneleve diellore termike ne ndertesat publike”

 

PROJEKT VENDIM PER INSTALIMIN E PANELEVE DIELLORE TERMIKE NE NDERTESAT PUBLIKE

 

RELACION I PROJEKTLIGJIT PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8937, DATË 12.09.2002, “PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË NDËRTESA”

 

P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8937, DATË 12.09.2002, “PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË NDËRTESA”

 

RELACION PER LEHTESIRAT FISKALE PER IMPORTIN OSE PRODHIMIN E PANELEVE DIELLORE TERMIKE

 

DRAFT I DISPOZITAVE PER PROMOVIMIN E PANELEVE DIELLORE TERMIKE 

 

RELACION SHPJEGUES i VENDIMIT TË KËSHILLIT TË BASHKISË SË TIRANËS mbi "INSTALIMIN E PANELEVE DIELLORE TERMIKE NË NDERTESAT PUBLIKE NËN ADMINISTRIMIN E BASHKISË TIRANË."

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI BASHKIAK TIRANË VENDIM PËR INSTALIMIN E PANELEVE DIELLORE TERMIKE NË NDËRTESAT PUBLIKE NËN ADMINISTRIMIN E BASHKISË TIRANË.

 

RELACION PËR PROJEKTVENDIMIN “PER MIRATIMIN E PLANIT KOMBETAR TE VEPRIMIT PER ENERGJITE E RINOVUESHME 2012-2020”

 

PROJEKT – VENDIM PER MIRATIMIN E PLANIT KOMBETAR TE VEPRIMIT PER ENERGJITE E RINOVUESHME 2012-2020
 

Plani Kombëtar i Veprimit për Energjitë e Rinovueshme (draft)


Donatoret e Projektit
Lajmet e fundit

Takim me donatorët dhe partnerët e tjerë

Zbatimi i masave përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike

Shqipëria prezanton “Komunikimi i Tretë Kombëtar i Shqipërisë me Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike” për të përmbushur detyrimet e saj si anëtare e Konventës për Ndryshimet Klimatike

Seminari rajonal për sistemet termike diellore sjell së bashku bizneset dhe ekspertët kryesor të vendeve të Mesdheut

  Arkiva e Lajmeve

Raporti i fundit

© Copyright - UNDP Albania, 2014 | Rreth faqes | Termat e perdorimit | Na kontaktoni