ENglish
Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike

Kërko faqen
Posta Elektronike
photoframe Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike i asiston Qeverisë Shqiptare në trajtimin e problemeve të ndryshimeve klimatike dhe në zbatimin e Konventes Kuader të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK) dhe Protokollit të saj të Kiotos. Objektivi kryesor i programit është të ndërtojë dhe të zhvillojë kapacitete njerëzore dhe institucionale në nivel kombëtar për zbatimin e KKKBNK-së dhe të Protokollit të Kiotos në Shqipëri.
 Konferencë Kombëtare "Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike – Sfidë për Zhvillim"

Tiranë, 3 Nëntor 2011 – Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Këshilli i Qarkut Lezhë në bashkëpunim me Programin e PNUD-it për Ndryshimet Klimatike, organizuan sot Konferencën Kombëtare me temë “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike – një sfidë për zhvillim”. Konferenca ishte pjesë e zbatimit të projektit “Identifikimi dhe zbatimi i masave për përshtatje në deltat e lumenjve Drin e Mat”

Ndryshimet klimatike do të ndikojnë në shumë aspekte të shoqërisë, mjedisit dhe ekonomisë. Integrimi i ndryshimeve klimatike në planet e zhvillimit në nivel kombëtar dhe lokal nevojitet për t’iu përgjigjur sfidave të reja. Zonat e mbrojtura të Kune-Vain-it dhe Patokut, që ndodhen ndërmjet deltave të lumenjve Drin dhe Mat (DLDM) bartin vlera biodiversiteti me rëndësi globale dhe kombëtare. DLDM është identifikuar si zonë mjaft vulnerabël ndaj ndryshimeve aktuale dhe ato të pritshme të klimës, që pritet të shoqërohen me pasoja të mëdha ekologjike dhe social-ekonomike. Intensifikimi i përmbytjeve dhe qëndrimi për një kohë të gjatë nën ujë, erozioni intensiv, kripëzimi për shkak të përparimit të ujit të detit, do të ndikojnë në jetën e specieve dhe rrezikojnë humbjen dhe fragmentimin e habitateve. Ndjeshmëria e lartë e kesaj zone, kombinuar me ndikimet negative tek biodiversiteti, i cili është me rëndësi botërore, sheh nevojën urgjente për të marrë në konsideratë ndikimet e ndryshimeve klimatike në të gjitha aktivitetet e ardhshme, me qëllim që të nxitet zhvillimi i qëndrueshëm i kësaj zone.

Zëvendës Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave z. Taulant Bino, në fjalën e tij gjatë hapjes së kësaj konference, ndër të tjera tha: “Projekti ka demonstruar që ekosistemet natyrore të zonës DLDM kanë potencialin të mbrojnë aktivitetet ekonomike, infrastrukturën dhe mjediset e ndërtuara por nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë nën presionin e ndryshimit dhe degradimit që po ndodh tashmë. Kjo zonë përbën prioritet kombëtar zhvillimi, dhe përpara nesh është sfida të punojmë së bashku për të përfshirë problemet e adaptimit ndaj ndryshimeve të klimës në politikat e zhvillimit jo vetëm të zonës, por edhe më gjerë. Është me interes që rezultatet e këtij projekti të parë të shërbejnë si model për të trajtuar përshtatjen ndaj ndryshimit të klimës dhe menaxhimin e integruar jo vetëm në qarqet e tjera përgjatë zonës bregdetare, që ndeshen me të njëjtat probleme, por edhe të shtrihen në ekosistemet malore, pellgun ujëmbledhës të Drinit, apo zona të tjera me rëndësi strategjike për vendin”

Z. Norimasa Shimomura, Drejtor i Zyrës së PNUD-it në Shqipëri, i cili mori pjesë në konferencë, gjatë fjalës së tij theksoi: \"Me ndihmën e PNUD-it është bërë studimi i plotë për deltat e lumenjve Drin e Mat, ku erozioni agresiv po ndryshon vijën bregdetare duke rritur presionin mbi biodiversitetin me rëndësi globale në zonat e mbrojtura të Kune – Vain-it dhe Patokut. Komuniteti dhe qeverisja lokale kanë marrë pjesë në formulimin e planeve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në sektorët kryesorë që ndikojnë në jetesën e tyre, si bujqësia, turizmi, ekosistemet dhe menaxhimi i zonës bregdetare \".

Konferenca kombëtare prezantoi për pjesëmarrësit vlerësimin e rreziqeve në zonë, identifikimin e masave adaptuese, kostot dhe përfitimet e zbatimit të tyre, dhe mënyrat për të integruar masat për adaptim ndaj ndrysheve klimatike në planet e zhvillimit në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar dhe sidomos në planet e menaxhimit të zonave të mbrojtura.

Gjithashtu gjatë konferencës kombëtare u diskutua gjerësisht për masat potenciale për adaptim që do të zbatohen, si ato afat-shkurtër edhe afat-gjatë. Ato klasifikohen në masa për të ndërtuar kapacitetet adaptuese dhe masa për zhvillimin e veprimeve adaptuese. Ndër të tjera, midis çështjeve që mund të adresohen gjatë kohës së zbatimit të projektit, mund të përmendim: krijimin e një sistemi të integruar të monitorimit për të vlerësuar ndikimin e ndryshimeve klimatike në ekosisteme, zhvillimin e një Politike Rajonale të Përshtatjes ndaj Ndryshimit të Klimës, ndërmarrjen e aktiviteteve restauruese pilote (pyllëzimin e zonës së Fushë Kuqes, restaurimin e mjedisit në ishullin e Kunes) etj.

 

Prezantimet:

Njohja me objektivin e Konferencës dhe programin e saj

Projekti DLDM, objektivat dhe rezultatet

Ndryshimet klimatike dhe treguesit e saj

Ndryshimet e pritshme klimatike dhe ndikimet/rreziqet ne habitatet, shoqerimet bimore dhe llojet bimore apo shtazore ne DLDM

Ndryshimet klimatike - rreziqet ne bujqesi dhe pershtatja ndaj tyre

Rreziqet që krijojnë ndryshimet klimatike për popullsinë, vendbanimet dhe turizmin

Ndikimi i ndryshimeve klimatike ne resurset ujore

Plani strategjik adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike

Koncepti i zhvillimit rajonal dhe adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike

Plani i menaxhimit të Kune-Vain dhe çështjet e ndryshimeve klimatike

Gjeomorfologjia dhe proceset bregdetare, restaurimi mjedisor bregdetar për zonën e DLDM

Programi i integruar i monitorimit dhe skema e tij në zonën e DLDM

Analiza kosto/përfitim e masave adaptuese të propozuara për zonën e DLDM

Analiza e boshllëqeve ligjore lidhur me përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike

Metodat dhe mjetet e MIZB të propozuara për zonën e DLDM

Prioritetet Strategjike (SPA) rezultatet globale dhe statusi i fondit te adaptimit

 

Dokumenta të tjerë

Përmbledhja e Raporteve


Donatoret e Projektit
Lajmet e fundit

Takim me donatorët dhe partnerët e tjerë

Zbatimi i masave përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike

Shqipëria prezanton “Komunikimi i Tretë Kombëtar i Shqipërisë me Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike” për të përmbushur detyrimet e saj si anëtare e Konventës për Ndryshimet Klimatike

Seminari rajonal për sistemet termike diellore sjell së bashku bizneset dhe ekspertët kryesor të vendeve të Mesdheut

  Arkiva e Lajmeve

Raporti i fundit

© Copyright - UNDP Albania, 2014 | Rreth faqes | Termat e perdorimit | Na kontaktoni