ENglish
Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike

Kërko faqen
Posta Elektronike
photoframe Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike i asiston Qeverisë Shqiptare në trajtimin e problemeve të ndryshimeve klimatike dhe në zbatimin e Konventes Kuader të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK) dhe Protokollit të saj të Kiotos. Objektivi kryesor i programit është të ndërtojë dhe të zhvillojë kapacitete njerëzore dhe institucionale në nivel kombëtar për zbatimin e KKKBNK-së dhe të Protokollit të Kiotos në Shqipëri.

 

Shqipëria ka ratikuar Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK), dhe Protokollin e saj te Kiotos, ku gezon statusin si Pale e Aneksit jo I. Shqipëria shkarkon një sasi relativisht të ulët të gazeve serrë (GHG), sasi kjo e barasvlefshme me rreth 9,4 milionë ton CO2 në vit. Kjo sepse më shumë se 95% e energjisë elektrike në Shqipëri prodhohet nga burime hidrike, ndërsa industritë me intensitet të lartë energjie nuk veprojnë më. Kategoritë që zënë peshën më të madhe të shkarkimeve të GHG në Shqipëri janë transporti (burimet e lëvizshme të ndotjes), bujqësia dhe mbetjet. Nëse nuk merren masa për reduktimin e shkarkimin e GHG, atëherë ato do të vazhdojnë të rriten në vitet në vazhdim. Edhe pse Shqipëria nuk mban përgjegjësi kryesore për shkarkimin e GHG në nivel global, asaj do t’i duhet të përballet me shumicën e pasojave mjedisore, sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Njëlloj si të gjitha vendet e tjera të botës, edhe Shqipëria do të preket së tepërmi nga ndryshimet klimatike, me pasoja si rritje të temperaturave, ulje të reshjeve dhe rritje të nivelit të detit. Nëse kjo situatë nuk merret në shqyrtim për t’i dhënë zgjidhje, atëherë cenohet ecuria pozitive e vendit në drejtim të zhdukjes së varfërisë dhe të zhvillimit të vendit. Ndryshimi i klimës do të sjellë pasoja të ndryshme për burimet ujore, prodhimin e energjisë, turizmin, ekosistemet, bujqësinë dhe zonat bregdetare.

 

Donatoret e Projektit
Lajmet e fundit

Takim me donatorët dhe partnerët e tjerë

Zbatimi i masave përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike

Shqipëria prezanton “Komunikimi i Tretë Kombëtar i Shqipërisë me Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike” për të përmbushur detyrimet e saj si anëtare e Konventës për Ndryshimet Klimatike

Seminari rajonal për sistemet termike diellore sjell së bashku bizneset dhe ekspertët kryesor të vendeve të Mesdheut

  Arkiva e Lajmeve

Raporti i fundit

© Copyright - UNDP Albania, 2014 | Rreth faqes | Termat e perdorimit | Na kontaktoni